SSI Kosova
Partner për Zhvillimin
e Kapaciteteve Profesionale
SSI ofron trajnime të strukturuara dhe të orientuara në rezultate në fushat: vetëmenaxhim, lidership, shitje, komunikim dhe kulturë shërbimi, duke kombinuar përvojën evropiane me realitetin e tregut të Kosovës.

Next
20+ Vjet Përvojë


Përvojë Ndërkombëtare që Sjell Rezultate
Ekspertja Atifete Xhemaj, ka ndihmuar me sukses qindra profesionistë dhe organizata. Ajo është e certifikuar ndërkombëtarisht dhe ka një qasje unike për zhvillimin e aftësive ndërpersonale dhe udhëheqëse, duke besuar se çdo individ ka potencial të jashtëzakonshëm për sukses.
- Mbi 20 vjet përvojë në tregun evropian
- Ka ndihmuar me sukses qindra individ dhe kompani
- E certifikuar ndërkombëtarisht
- Qasje unike për zhvillimin e aftësive, në komunikim, lidership dhe shitje

100+ klientë të kënaqur
Shikoni Videon
Shërbimet & Trajnimet
Programet tona bazohen në analiza konkrete të nevojave, metodologji moderne dhe aplikim praktik në situatat e përditshme të punës.
Nga klienti i parë – deri te marrëveshja e suksesshme.
Fol qartë, dëgjo me vëmendje, vepro me ndikim.
Udhëhiq me durim,frymëzim, dhe jo me frikë.
Nëse nuk e menaxhon veten – nuk mund të udhëheqësh askënd.
Të Arriturat Tona
Ne punojmë me kompani që synojnë performancë të qëndrueshme përmes zhvillimit të njerëzve — jo vetëm përmes proceseve. Misioni ynë të rrisim standardet e punës dhe komunikimit në ekipet profesionale në Kosovë.
"Puna në grup në Kosovë"
Përfitimet Për Ju nga Trajnimet
Në SSI të ndihmojmë të përmirësosh stilin e jetesës, të ndërtosh vetëbesim dhe të zhvillosh sjellje motivuese që të bëjnë më të sigurt në jetën e përditshme. Qëllimi ynë: të ndihmojmë të rritësh soft skills-et e tua dhe të bëhesh më konkurrues në botën profesionale.
Rritje e performancës
Punonjësit bëhen më të aftë dhe të motivuar, duke rritur produktivitetin dhe cilësinë e punës së tyre.
Përmirësimi i komunikimit
Trajnimet ndihmojnë në krijimin e një kulture komunikimi të hapur dhe efektiv, duke përmirësuar bashkëpunimin midis ekipeve.
Rritje e shitjeve dhe fitimeve
Duke përmirësuar aftësitë e shitjeve dhe menaxhimit, kompanitë përjetojnë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave dhe fitimeve.
Kulturë pozitive
Krijimi i një mjedisi pune që nxit zhvillimin personal dhe profesional, duke ndihmuar në ruajtjen e talenteve dhe uljen e fluktuacionit të punonjësve.
Kontaktoni Tani
Transformoni ekipin tuaj me Success Skills International
Kontaktoni SSI për bashkëpunim dhe për të iniciuar një proces zhvillimi me ndikim të matshëm.

