SSI KOSOVA

Rritje të Standardeve Profesionale në Kosovë

Rreth Nesh

Kush është Atifete Xhemaj?

Pas 25 viteve përvojë pune në Belgjikë, të kombinuara me rrënjët e mia kosovare, kam krijuar një qasje unike dhe ndërkombëtare për zhvillimin e biznesit. Synimi im është i qartë: të kontribuoj në zhvillimin e Kosovës duke ndarë përvojën, njohuritë dhe metodat bashkëkohore të punës që sjellin rezultate.

Për mua, sfida më e madhe është ta shoh Kosovën duke u zhvilluar përmes një ekonomie të shëndoshë dhe një kulture bashkëpunimi profesional. Ne mund ta arrijmë këtë vetëm nëse zgjerojmë aftësitë tona pa humbur identitetin tonë kulturor.
Shiko Videon
Our Results

Komunikimi dhe Bashkëpunimi

Ashtu si dikur në Kulla, ku burrat diskutonin dhe gratë krijonin harmoni në shtëpi, sot ne ndërtojmë balancën e re – në biznes, në shërbim dhe në lidership.

Në çdo kompani që dëshiron të qëndrojë e fortë, komunikimi është oksigjeni. Kur punonjësit ndihen të dëgjuar, të motivuar dhe të respektuar – atëherë lind suksesi i qëndrueshëm. Le ta ndërtojmë bashkë një organizatë që jeton, zhvillohet dhe rritet çdo ditë.
Zgjidhje Inovative
Ekspertizë e Besuar
Rezultate të matshme
SSI Kosova

Misioni Ynë

Misioni ynë ëstë të rrisim standardet e punës dhe komunikimit në ekipet profesionale në Kosovë. Qëllimi ynë është të ndihmojmë të rritësh soft skills-et e tua dhe të bëhesh më konkurrues në botën profesionale.
"Mos premtoni në moment"

Përfitimet Për Ju nga Trajnimet

SSI Kosova është zgjidhja e duhur për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive që çojnë në sukses. Investimi në trajnime të tilla sjell përfitime të shumta për bizneset dhe individ.

Punonjësit bëhen më të aftë dhe të motivuar, duke rritur produktivitetin dhe cilësinë e punës së tyre.

Trajnimet ndihmojnë në krijimin e një kulture komunikimi të hapur dhe efektiv, duke përmirësuar bashkëpunimin midis ekipeve.

Duke përmirësuar aftësitë e shitjeve dhe menaxhimit, kompanitë përjetojnë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave dhe fitimeve.

Krijimi i një mjedisi pune që nxit zhvillimin personal dhe profesional, duke ndihmuar në ruajtjen e talenteve dhe uljen e fluktuacionit të punonjësve.