SSI Kosova
Trajnime të Strukturuara dhe të Orientuara në Rezultate
SSI ofron trajnime të strukturuara dhe të orientuara në rezultate në fushat: vetëmenaxhim, lidership, shitje, komunikim dhe kulturë shërbimi, duke kombinuar përvojën evropiane me realitetin e tregut të Kosovës.
- Shitjet
- Ekipet
- Lidershipi
- Vetëmenaxhimi
Shiko Videon
Shërbimet dhe Trajnimet Tona Profesionale
Në Success Skills International (SSI), ne nuk mbajmë vetëm trajnime – ne ndërtojmë kompetenca që sjellin rezultate. Programet tona janë të dizajnuara për kompani, ekipe dhe individë që duan të rriten profesionalisht dhe të ndryshojnë kulturën e punës. Çdo trajnim është praktik, interaktiv dhe i personalizuar sipas nevojave të klientit.
- Si të komunikosh në mënyrë që të ndikosh pozitivisht te njerëzit.
- Si të kuptosh dhe përforcosh rolin tënd në një ekip.
- Si të përdorësh gjuhën e trupit për të lënë përshtypje të mirë.
- Si të zhvillosh mendimin kritik dhe të bëhesh një zgjidhës problemesh.
Shiko Videon

Nëse nuk e menaxhon veten – nuk mund të udhëheqësh askënd.
"Pse shumica e shitjeve humbin ne 10 sekondat e para"
- Menaxherë dhe liderë
- Shitës dhe ekipe shitjeje
- Ekipe korporative
- Organizata dhe OJQ
Success Skills International
Përfitimet Për Ju Nga Trajnimet
SSI Kosova është zgjidhja e duhur për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive që çojnë në sukses. Investimi në trajnime të tilla sjell përfitime të shumta për bizneset dhe individë:
Punonjësit bëhen më të aftë dhe të motivuar, duke rritur produktivitetin dhe cilësinë e punës së tyre.
Trajnimet ndihmojnë në krijimin e një kulture komunikimi të hapur dhe efektiv, duke përmirësuar bashkëpunimin midis ekipeve.
Duke përmirësuar aftësitë e shitjeve dhe menaxhimit, kompanitë përjetojnë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave dhe fitimeve.
Krijimi i një mjedisi pune që nxit zhvillimin personal dhe profesional, duke ndihmuar në ruajtjen e talenteve dhe uljen e fluktuacionit të punonjësve.

